Sporti

Arrestohet McGregor, kjo është arsyeja

03/24/2022 12:31
nga:E K

Conor McGregor u arrestua të martën mbrëma nga autoritetet irlandeze për ngasje të rrezikshme në Dublin, kryeqyteti i Republikës së Irlandës, në autostradën N4, që lidh Lucan dhe Palmerstown, sipas gazetës Irish Independent.

Luftëtari i UFC-së, i cili drejtonte një makinë luksoze – u sekuestrua dhe megjithatë u kthye, i vlerësuar në rreth 170 mijë euro, tërhoqi vëmendjen e policëve, të cilët e ndaluan dhe e transportuan në komisariat, shkruan GazetaBlic Sport.

Atleti 33-vjeçar do të lirohej menjëherë me kusht dhe tani pret të njoftohet për datën në të cilën do të duhet të dëshmojë në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown.

“Gardai (Policia irlandeze) arrestoi një burrë 33-vjeçar për ngarje të rrezikshme në zonën e Palmerstown të ​​martën mbrëma, 22 mars 2022”, thuhej në deklaratën e Gardai.

McGregor rrezikon të dënohet me gjashtë muaj burg dhe 5 mijë euro.

/GazetaBlic Sport.