Lajme

Pacolli ka disa fjalë për Kurtin me rastin e ditëlindjes së tij

03/24/2022 12:01
nga:Donika Fetahu

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti, në ditëlindjen e tij të 47-të.

Përmes një fotografie të përbashkët në rrjete sociale, Pacolli i urtoi Kurtit shumë vite të lumtura bashkë me familjen e tij.

Ndër të tjera, Pacolli thotë se Kurti është kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe është momenti më i duhur kur ‘kryeministri ta kupton këtë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj’.