Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Betim Gjoshi ka publikuar një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje e për të cilën thotë se ky subjekt politik ka qenë kundër bombardimeve të NATO-së që pasoi me çlirimin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar në Facebook duke e bashkangjitur edhe komunikatën, se Albin Kurti ka qenë kundër lirisë së popullit të Kosovës.
Reagimi i plotë:
<< VEÇ ALBIN KURTI KA QENË KUNDËR LIRISË SË POPULLIT TË VET >>.
Kjo është komunikata e zezë e Albin Kurtit kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë.


