Sporti

‘Play Off’ Kupa e Botës: Vëmendja tek Italia dhe Portugalia

03/24/2022 11:18
nga:E K

Sonte luhen ndeshjet e fazës ‘Play Off’ për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Vëmendja e të gjithëve shkon te ndeshjet e Italisë dhe Portugalisë, të cilat synojnë biletën për Katar nga e njëjta vazo.

Kombëtarja e Italisë luan sonte ndaj Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje ku ndonëse me shumë mungesa, shihet favorite për të kaluar tutje.

Portugalia në anën tjetër përballet me Turqinë. Portugezët do të kenë mungesa të shumta në mbrojtje, por gjithsesi ruajnë epitetin e skuadrës favorite.

Të dyja kombëtaret luajnë me fillim nga ora 20:45.

Në të njëjtin orar luhen edhe ndeshjet mes Suedisë e Çekisë dhe ajo mes Uellsit e Austrisë