Sporti

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Burkina Fasos

03/24/2022 11:06
nga:E K

Kosova do të përballet sot me Burkina Fason në ndeshjen miqësore që do luhet në Fadil Vokrri me fillim nga ora 18:00.

“Dardanët” do të luajnë për herë të parë nën urdhërat e selektorit të ri të Kosovës, Alain Giresse, shkruan GazetaBlic Sport.

Giresse gjatë konferencës së tij të parë për shtyp u deklarua se nuk ka ende një formacion bazë dhe se këto dy ndeshje miqësore ndaj Burkina Faso dhe Zvicrës do ta ndihmojnë atë të ketë një pasqyrë më të qartë për ekipin.

Para fillimit të takimit është zbuluar formacioni i mundshëm i Kosovës për përballjen e sotme.

Sipas këtij formacioni Giresse nuk pritet të bëj shumë ndryshime në formacionin bazë me të cilin Kosova luante nën urdhërat e Bernand Challandes.

Ja formacioni i mundshëm i Kosovës për sot:

/GazetaBlic Sport.