Italia dhe Maqedonia e Veriut do të përballen në gjysmëfinale të plaoffit për Kupën e Botës.
Mediat italiane raportojnë se ka vetëm një dyshim për Roberto Mancinin se kush të luajë për Italinë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjysmëfinalja e play-off-it të Kupës së Botës është në Stadio Barbera të Palermos të enjten në orën 20:45.
Fituesit do të përballen me Portugalinë ose Turqinë në një ndeshje jashtë fushe të martën më 29 mars.
Këto janë formacionet e mundshme:
Italia: Donnarumma; Florenzi, Bastoni, Acerbi, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne.
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; S Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski; Bardhi, Spirovski, Ademi; Churlinov, M Ristovski, Trajkovski.
/GazetaBlic Sport/


