Juventus nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së Dybala.
Tashmë është bërë e ditur nga mediat italiane se palët nuk kanë arritur marrëveshje pasi nuk janë dakorduar me kushtet e kontratës së lojtarit, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari tashmë e ka ndarë mendjen që të largohet nga “Zonja e Vjetër“.
Sipas “Mundo Deportivo” Barcelona ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e lojtarit argjentinas.
Edhe Inter, Milan dhe Atletico Madrid raportohet të jenë të interesuara për yllin e Juventusit.
/GazetaBlic Sport/


