Sporti

Declan Rice preferon Chelsea para Manchester United

03/24/2022 08:19
nga:E K

Mesfushori i West Ham, Declan Rice vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të kërkuar në Premier League.

Lojtari i kombëtares së Anglisë po bën sezone të mira me West Ham, duke kapur kështu vëmendjen e skuadrave si Chelsea e Manchester United.

‘Evening Standard’ bën të ditur se lojtari preferon një kalim te skuadra e Chelsea, para Manchester United.

23 vjeçari lidhet me të dy klube pas një tjetër sezoni të shkëlqyer në Londër.

Chelsea e ka kërkuar lojtarin që nga koha kur Frank Lampard ishte në krye të stolit të Chelsea.

West Ham megjithatë nuk do ta lëshojnë lehtë kartonin e Declan Rice. Ata kërkojnë 150 milionë funte për lojtarin.