Presidenti amerikan, Joe Biden është lajmëruar së fundi nga Brukseli.
Biden ka falënderuar kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo për pritjen e ngrohtë që i bëri.
“Mezi pres të punojmë së bashku-me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë këtë javë, ndërsa ne vazhdojmë t’i përgjigjemi luftës së zgjedhur të Putinit në Ukrainë”, theksoi Biden.
Vizita e presidentit të SHBA-së në Evropë ishte përfolur shumë, në disa raste duke e parë si të pamundur për t’u realizuar, por së fundi Joe Biden është nisur drejt një vizite në Evropë.
Thank you Prime Minister @alexanderdecroo for the warm welcome in Brussels. I’m looking forward to our work together — with all our Allies and partners — this week as we continue responding to Putin’s war of choice in Ukraine. pic.twitter.com/oDsANcaZOr
— President Biden (@POTUS) March 23, 2022


