Sporti

Eroll Salihu: FFK nga një institucion që e bëri popullin të krenohet, po shndërrohet në një episod të shantazheve

03/23/2022 23:17
nga:L J

Eroll Salihu, ish sekretari i FFK’së potencon sërish se Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i thirrur për 6 prill është jo i ligjshëm.

“Elementi i parë që unë e kam potencuar sa isha në pozitë si kryetar ligjor, i kam derguar komitetit ekzekutiv një letër ku kam konstatuar se ky kuvend është i jashtëligjshem, sepse mbahet para kohe, ju merret e drejta klubeve që do të garojnë në sezonet e ardhshme”, tha fillimisht Eroll Salihu në Kanal10.

Sipas Salihut, FFK nga një institucion që e ka bërë popullin të krenohet, është kthyer në një episod të keq.

“Po më vjen keq që FFK nga një institucion që e ka bërë të krenohet këtë popull, tani po shndërrohet në një epsiod të keq të shantazeve. Vendimi që është marrë dje, është konfuz nuk ka bazë juridike, nuk ka kuvend të rregulltë në këtë moment, është i jashtëligjshëm edhe sipas MKRS”, përfundoi ai.

Vlen të potencohet se sot, FFK nuk e ka certifikuar Gramoz Vokrrin për garën për kryetar, me arsyen se ka tri nënshkrime jo-valide, kurse Agim Ademit i ka dhënë të drejtë për të bërë një gjë të tillë.

/GazetaBlic Sport