Në emisionin Pressing sot është publikuar sondazhi i UBO Consulting, ka bërë një hulumtim të opinionit publik lidhur kënaqshmërinë e qytetarëve me Qeverinë e prirë nga Kryeministri Albin Kurti.
Në mesin e pyetjeve të shumta që janë shtruar gjatë këtij hulumtimi, qytetarët janë pyetur edhe për kënaqshmërinë e tyre të përgjithshme me performancën e Qeverisë Kurti.
Në pyetjen “në përgjithësi, sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti?”, 51.2% e qytetarëve janë përgjigjur si të kënaqur ose shumë të kënaqur me qeverinë.
Rezultati në këtë pyetje, ka dalë si vijon:
20.3% – shumë të kënaqur
30.9% – të kënaqur
27.4% – të pakënaqur
2.0% – nuk e di/refuzoj të përgjigjem


