Lajme

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Madeline Albright: Ishte mike e Kosovës – do të na mungojë

03/23/2022 20:10
nga:L J

Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, raporton GazetaBlic.

Në lidhje me vdekjen e Albright ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – i cili e përshkroi atë si mike të Kosovës dhe partnere me shtet që ndoqën paqën, lirinë dhe demokracinë.

“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar Kurti në rrjetin social, Twitter.

/GazetaBlic