Lajme

Abdixhiku në takim me ambasadorin britanik, i kërkon përshpejtim të procesit integrues euroatlantik të Kosovës

03/23/2022 16:12
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik Nicholas Abbott, raporton GazetaBlic.

Në këtë takim u diskuta rreth procesit integrues euroatlantik të Kosovës, ku Abdixhiku i kërkoi përshpejtim të procesit.

Në anën tjetër, Abdixhiku shprehu vlerësimin maksimal për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë vendit tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit, ndërsa potencoi se bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve janë përparësi të jashtëzakonshme të Kosovës.

POSTIMI I PLOTË:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim u diskutua për situatën aktuale në vend dhe rajon, me ç’rast kryetari Abdixhiku theksoi nevojën e përshpejtimit të procesit integrues euroatlantik të Kosovës, të cilin e vlerësoi si domosdoshmëri të kohës dhe politikë të qëndrueshme e të përhershme të LDK-së.

Kryetari Abdixhiku, shprehu vlerësimin maksimal për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë vendit tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit, ndërsa potencoi se bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve janë përparësi të jashtëzakonshme të Kosovës.