Një person është arrestuar këtë të mërkurë nga njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, pasi dyshohet për disa vjedhje.
Sipas policisë, dyshohet se i njëjti është përfshirë në rreth katër raste të vjedhjeve.
I arrestuari është 41-vjeçari me inicialet SH.J.
Rastet e vjedhje bëhet e ditur se kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në barnatore dhe markete, në rajonin e Prishtinës.
“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në komunikatën për media.


