Lajme

Ish-kryeministri Hoti reagon pas veprimeve të Kurtit për gazsjellësin amerikan

03/23/2022 15:47
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të qeverisë për nisjen e procedurave për gazsjellësin amerikan.

Ai shtyrjen projektit të gazsjellësit e ka quajtur një gabim fatal po që e ka “ përshëndetur” vendimin e qeverisë për nisjen e procedurave duke e quajtur të panevojshëm shtyrjen e këtij procesi.

“Shtyrja e projektit të gazit përmes MCC për një vit ishte gabim. Megjithatë, mirë që po e kuptojnë se projektet e Marrëveshjes së Washingtonit mund të shtyhen, por nuk mund të anulohen. Ato projekte janë interes strategjik i Kosovës dhe i SHBA-së. Duhet pasur vizion euro-atlantik për të ardhmen e shtetin e Kosovës për të kuptuar rëndësinë strategjike të këtyre projekteve”, ka shkruar Hoti.