Lajme

Biden: Gjasat që Rusia të përdorë armë kimike në Ukrainë janë shumë të larta

03/23/2022 14:42
nga:Donika Fetahu

Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi të mërkurën se kërcënimi i përdorimit të armëve kimike nga Rusia në sulmin e saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës ishte “real” ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Europë, shkruan CNN

Biden pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe ndihmën e mëtejshme të aleatëve të saj.

I pyetur nga CNN në lidhje me kërcënimin e një luftë me armë kimike në Ukrainë, Biden tha:

“Unë mendoj se është një kërcënim real”, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme