Erik Ten Hag është shfaqur si favorit për pozitën e trajnerit tek Manchester United, pasi raportet thonë se trajneri i Ajax-it përfundoi një intervistë për këtë rol në fillim të kësaj jave.
Drejtuesi i Ajax-it ka qenë një nga kandidatët kryesorë për këtë post, së bashku me Mauricio Pochettino, që kur Ole Gunnar Solskjaer u largua në nëntor, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish futbollisti i kësaj skuadre, Gary Neville tha se Pochettino është i preferuari i tij, por që Ten Hag është i preferuari masiv i tifozëve.
“Personalisht do të shkoja për Pochettinon, por Ten Hag është i preferuari masiv i tifozëve të United për ta çuar klubin përpara”, deklaroi ai.
Personally i would go for Pochettino but Ten Hag is the massive favourite of United fans to take the club forward. That’s if it is a clear choice between the 2.
— Gary Neville (@GNev2) March 23, 2022


