Kryeministri i Kosovës në konferencën për media është pyetur disa herë për zgjedhjet serbe të 3 prillit dhe mundësisë së ndonjë incidenti në Veri të Kosovës, në rast se ato nuk do të mbahen në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Kurti ka thënë se sot në mëngjes ka marrë disa informata se pasnesër do të ketë një protestë nga serbët lokal kudër vendimit të mundshëm të Qeverisë së Kosovë për mos lejimin e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.
“E pashë mbrëmë që Këshilli i Sigurisë në Serbi ishte mbledhur dhe sot më erdhi info për protesta pasnesër. Unë nuk mendoj që protestat janë të nevojshme për këtë çështje…. unë i kuptoj qytetarët serbë të Kosovës nëse do të protestonin kundër korrupsionit, për gjendje ekomomike e sociale arsimore e shëndetësore, mirëpo në protesta për zgjedhjet e Serbisë të mbahen në objektet shkollore nuk është e drejt. Thirrje serbëve të Kosovës të mos organizojnë e marrin pjesë në këtë protestë, Protestat në këtë kohë kur situata gjeopolitike dihet çfarë është… nuk i duhet askujt protesta”, ka thënë Kurti ndër të tjera.
Kurti: Qeveria s`i ka ndaluar zgjedhjet serbe, por pa marrëveshje ato nuk do të mbahen


