Victor Osimhen mesa duket ka reaguar me një postim në ‘Instagram’ ndaj raportimeve në rritje që e lidhin atë me një kalim në Manchester United ose Arsenal.
Nigeriani është një nga sulmuesit më produktiv të Serisë A. Pavarësisht një dëmtimi në mollëza që e mbajti jashtë fushës për gati dy muaj, 23-vjeçari ka shënuar 15 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, një gol çdo 118 minuta, përcjell GazetaBlic Sport.
Paraqitjet e tij kanë tërhequr interesin e shumë klubeve të Premier League, veçanërisht Manchester United, Arsenal dhe Newcastle United.
Osimhen postoi një mesazh të fshehtë në mediat sociale dje, ku duket se reagon ndaj raportimeve në rritje që sugjerojnë se ai do të largohet nga Napoli për në Premier League gjatë verës.
“Unë fokusohem në pasionin tim, pjesa tjetër janë vetëm zhurmë në sfond”, shkroi sulmuesi në Instagram.
Napoli është ende në garë për të fituar Scudetton këtë sezon dhe dyfishimi i Osimhen kundër Udineses të shtunën ishte vendimtar për të mbetur tre pikë prapa liderit të Serisë A, Milan.
/GazetaBlic Sport/


