Lajme

Kurti: Qeveria s`i ka ndaluar zgjedhjet serbe, por pa marrëveshje ato nuk do të mbahen

03/23/2022 12:50
nga:N M

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pasi ka bërë një përmbledhje të punës së ekzekutivit në 1 vjetorin e qeverisë “Kurti 2”,  ka folur ndër të tjera edhe për zgjedhjet serbe të 3 prillit, raporton Gazeta Blic.

Sipas Kurtit ai nuk e di nëse do të ndikoj mos mbajtja e zgjedhjeve serbe me 3 prill në Kosovë në raport me dialogun Kosovë Serbi, por ka thënë se është BE ajo që vendos dhe e sheh momentin kur dy palët mund të takohen në Bruskel.

“Së pari zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë nuk e di se sa ndikojnë në dialogu…. atëherë  kur do të na ftojnë në Bruksel ne jemi të gatshëm të angazhohemi me përkushtim dhe kreativitetet. Është pala ndërmjetësuese që ta vlerësoj kohen kur mund ët ketë takim e jo mua.

“Nuk do të thosha që Qeveria ka marr vendim për mos mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, por nuk ka marrëveshje  paraprake që paraqet kushtin për mbajtën e tyre e që nuk është plotësuar. BE nuk ka qenë e lumtur me faktin që unë nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës, marrëveshja do të jetë me letra të qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi autoritetet e vendeve përkatëse dhe që të merremi vesh…. kështu si është çështja ka marrë kahje tjetër”, ka thënë ai.

Ekskluzive – Ligji për pagat kthehet në pikën zero, MPB-ja themelon Ekip Punues për hartimin e draftit fillestar (Dokument)