3.16 është përqindja e popullsisë në Kosovë e cila në dy vitet e fundit nuk ka pasur qasje fare në shërbimet e ujësjellësit publik.
Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar raportin “Statistikat e Ujërave në Kosovë” për vitet 2020-2021.
Ndërsa, për të tjerët furnizimi me ujë të pijshëm u rrit, sasia kaloi 53 milionë metër kub në vit.
“Sasia ujit të shpenzuar nga ekonomitë familjare, të furnizuara me ujë nga sistemin publik, në vitin 2020 ishte 2.54 m³/në muaj dhe 0.08 m³ në ditë. Kurse, llogaritur në litra, 84.67 litra/ditë për banor”, thuhet në raportin e ASK-së.
Burim kryesor i ujërave në Kosovë janë të reshurat atmosferike.
Në vitin 2021, sipas ASK-së ishin gjithsej 126 ditë me të reshura atmosferike në Prishtinë, ndërsa në vitin 2020 me të reshura atmosferike ishin 128 ditë.
“Në muajin janar 2021, numri i ditëve me të reshura mujore ishte 17 ditë, kurse në muajin gusht ishte 4 ditë”, thuhet më tej në raport.


