Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushimit të Ukrainës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi se këto masa do të jenë në përputhje me pakon e katërt të sanksioneve ndaj këtyre shteteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe partnerët e tjerë.
“Në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të, BE-në edhe partnerët e tjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë propozuar vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve ekonomike dhe financiare të përcaktuara nga BE-ja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”.
“Përmes këtij vendimi qeveria jonë do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e sanksioneve dhe masave përfshire edhe pakon e katërt të sanksioneve të BE-së”, u shpreh Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se bëhet fjalë për ngrirjen e aseteve bankare, ndalimin e mediave propaganduese dhe restriksione Bjellorusisë për importe të mallrave teknologjike.


