Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç nuk e ka përfillur thirrjen e mbrëmshme të kryeministrit Albin Kurti, që të mos braktisen institucionet e Kosovës.
Ai në mbledhjen e e sotme të qeverisë është i pranishëm si shumë herë të tjera.
Rakiç gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë të Serbisë në krah me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq pas asaj mbledhje tha se serbët që jetojnë në Kosovë i kanë thënë se do të largohen nga të gjitha institucionet ku serbët janë të integruar.
Sipas tij këto veprime të serbëve vijnë si pasojë e moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nga ana e Qeverisë së Kosovës.


