Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka renditur punët që janë bërë gjatë një viti qeverisje.
Ai është lavdëruar për menaxhimin e pandemisë, ku ka thënë se Kosova ka arritur ta menaxhoj suksesshëm pandeminë me numrin më të ulët të vdekjeve në rajon, 25 mijë vende të reja të punës, ekonomi të zhvilluar, rritje të GDP-së për 10.50%, sukses në sundim të ligjit, lufta kundër krimit e korrupsionit, ndalja e kontrabandës, shkatërrimi i grupeve kriminale etj.


