Janë konfirmuar datat e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale në Kupën e Italisë.
Interi dhe Milani do të përballen në “San Siro” të martën më 19 prill pasi ndeshja e parë përfundoi 0-0 më 1 mars, përcjell GazetaBlic Sport.
Juventusi do të presë Fiorentinën në “Allianz Stadium” të mërkurën më 20 prill.
Ndeshja e parë pa Juventusin që rrëmbeu një fitore 1-0 në minutat shtesë në “Artemio Franchi” më 2 mars.
Rregulli i golave si mysafir vazhdon të zbatohet në Kupën e Italisë për këtë sezon, por do të anulohet nga sezoni i ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/


