Juventus e ka pranuar tashmë se Dybala nuk është pjesë e planeve të tyre për sezonin e ardhshëm, atje ku menjëherë tashmë klubet e tjera kanë shprehur interesimin e tyre.
Një prej tyre ishte Atletico Madrid, edhe pse presidenti i tij preferon të jetë euforik kur flet për një lojtar që do të jetë i lirë verën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.
“Dybala është një lojtar i madh, por ai është në Juventus për momentin. Mund të jemi të interesuar apo jo… Le të shohim, tani deri në gusht është një kohë e gjatë”, u përgjigj Enrique Cerezo, i pyetur nga agjencia e lajmeve EFE.
/GazetaBlic Sport/


