Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se serbët do të largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ai në televizionin publik u ka bërë thirrje serbëve që punojnë në institucionet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë për interesat e shtetit të tyre.
“Serbët e Kosovës i kanë të gjitha të drejtat të garantuara me Kushtetutë të Republikës së Kosovës, unë ju bëjë thirrje që të mos i braktisin institucionet e vendit tonë”, ka thënë ai.
Kryeministri Kurti u ka premtuar serbëve të Kosovës që do të i dëgjoj kërkesat e tyre dhe është i gatshëm të bisedoj me ta.
“Kosova nuk është vetëm e shqiptarëve por edhe e pakicave, çfarëdo kërkese që kanë do ta shqyrtojmë unë nuk ka asnjëherë takim që e kam refuzuar me ta”, ka thënë kryeministri Kurti.
Zgjedhjet e 3 prillit/ Kurti flet për kushtet dhe marrëveshjet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve


