Lajme

Zgjedhjet e 3 prillit/ Kurti flet për kushtet dhe marrëveshjet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve

03/22/2022 20:27
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e dytë sot kanë mbushur një vit që kur kanë marrë mandatin, raporton GazetaBlic.

Kryeministri Kurti intervistën ka zgjedhur ta jap në televizionin publik, RTK ku filloi me zgjedhjet e 3 prillit.

Kurti u shpreh se ka kërkuar një marrëveshje paraprake mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam qenë i përkushtuar në marrëveshje dhe kam pasur disa ide kreative, në zgjedhjet e 3 prillit ne kemi kërkuar të ketë një marrëveshje paraprake mes Kosovës dhe Serbisë dhe për t’u bërë kjo ne presim një letër kërkese për mbajtje të zgjedhjeve nga Qeveria e Serbisë” u shpreh Kurti.

Kurti tregoi edhe disa nga kushtet me të cilat Kosova do të pajtohej që të mbaheshin zgjedhjet.

“Janë praktikat më të mira ndërkombëtare, ka shumë marrëveshje mes Sheteteve të Bashkimit Evropian, zyrat ndërlidhëse, votimi me postë”, thotë Kurti.

Kurti shprehet se nëse ka ide ende më të mira, sigurisht se do të jenë në konsideratë./GazetaBlic/