Sporti

Ylli i Chelseat, N’Golo Kante largohet nga kombëtarja e Francës “për arsye personale”

03/22/2022 19:30
nga:L J

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, ka kërkuar leje për t’u larguar nga kombëgtarja e Francës për arsye personale.

N’Golo Kante i kërkoi Didier Deschamps të martën leje për t’u larguar nga grumbullimi për arsye personale, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri pranoi kërkesën e mesfushorit të tij, i cili megjithatë duhet të rikthehet pak më vonë gjatë javës kur “Blues” do të përballen me Bregun e Fildishtë të premten (21:15) në Marseille.

Kante nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore.

/GazetaBlic Sport