Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha, gjithashtu ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP.
Ajo ishte pjesë e shtëpisë së madhe për një kohë të shkurtër, ndërkohë që bëri bujë të madhe me debatet, veprimet e po ashtu edhe për deklaratat rreth banorëve të tjerë.
E njëjta së fundmi ka bërë një postim në InstaStory, me anë të të cilit ka ironizuar konkurrentët e BB VIP të cilët po shfaqen bashkë jashtë këtij programi.

“Unë që ndjehem si Alfred Cako i Big Brother ndërkohë që pres të shoh diku në horizont miqësitë e krijuara brenda BB”, ka thënë Berisha.
View this post on Instagram
Antonela përndryshe brenda shtëpisë ishte përfshirë në një debat të madh me këngëtaren Big Mama, madje e detyroi këtë të fundit edhe të largohej nga BBV.
Berisha fillimisht u bë e njohur për audiencën shqiptare me pjesëmarrjen në emisionin e dashurisë, “Përputhen”.


