Lajme

Përfundon aksioni i policisë dhe ATK-së, këto janë provat që u sekuestruan

03/22/2022 16:13
nga:Genita C

Ka përfunduar aksioni i Administratës Tatimore të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në dy qendra në Prishtinë, i cili kishte për qëllim hetimin e transaksioneve biznesore tek një kompani.

ATK-ja njofton se ka konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta.

“DHTI pas ndjekjes së të gjitha procedurave më Prokurorin dhe pas aprovimit të urdhëresës për bastisje nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, me qëllim të sigurimit të fakteve kemi zhvilluar një aksion kontrolli (bastisje), thuhet në njoftimin për media.

Aksioni bëhet e ditur se është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes, i cili veprimtari primare ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar.

Gatë aktivitetit si provë materiale tek ky biznes janë sekuestruar përkohësisht:

Dokumentacion kontabël, fatura të shitjes së shërbimeve, evidencën e klientëve për shërbimet e kryera (pagesat ), lista e produkteve në stoqe, dy USB, ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit.

“Pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar”.