Sporti

Guti habit të gjithë: Real Madridi duhet të transferojë Mbappen, Haalandin dhe katër-pesë lojtarë tjerë

03/22/2022 16:12
nga:L J

Real Madrid ka pësuar një disfatë të rëndë në El Clasico, pasi u mposht nga Barcelona me rezultatin 4-0.

Ancelotti e pranoi menjëherë gabimin dhe e mori përsipër fajin pas humbjes turpëruese në “El Clasico”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Real Madridit, Guti ishte mjaft i zemëruar me trajnerin Ancelotti dhe me zëvendësimet e vendimet e tij në ndeshjen ndaj Barçës.

“Unë jam Ancelotti dhe po shikoj në stolin e Realit. Unë kam Hazard, Jovic dhe Isco atje … Dhe ju më thoni që nuk mund të sjell asnjë prej tyre, se askush nuk mund të hyjë në lojë? Po shikoj ndeshjen kundër Barcelonës dhe shoh pankinën e Real Madridit dhe shoh qe ndryshimi i parë i Realit në pjesën e dytë është Mariano. Si është e mundur?A nuk janë Bale dhe Hazard këtu? Ndryshimi i parë sulmues i Realit është Mariano Diaz, i cili nuk ka luajtur këtë vit?”, tha Guti për mediat spanjolle.

“Kushdo që nuk dëshiron të luajë, kush nuk dëshiron të jetë pjesë e Realit, le ta thotë këtë. Nuk është e lehtë, por le të thotë. Real Madrid nuk mund të luajë me 12 apo 13 lojtarë. Një ekip i madh që dëshiron të luftojë për tituj evropianë nuk mund ta bëjë këtë. Klubi ose Ancelotti duhet t’u thonë lojtarëve të dalin para shtypit dhe të thonë se nuk duan të luajnë. Real Madridi i paguan ata, si mund të mos luajnë? “, vazhdoi Guti.

Ai foli edhe për transferimet e mundshme të Kylian Mbappe dhe Erling Haland, lojtarë që Real Madrid dëshiron t’i sjellë: “Ne ende mendojmë se Reali duhet të sjellë Haland? Klubi duhet të sjellë Haland, Mbappe dhe katër ose pesë lojtarë të tjerë që duan të luajnë në Madrid”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport