Lajme

Nga 4737 zyrtarë vetëm 1581 e kanë deklaruar pasurinë, AAK kërcënon me kallëzime penale

03/22/2022 15:01
nga:N M

Agjencia Kundër Korrupsion përmes një komunikate për media ka njoftuar se 33,14 për qind e zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, e kanë bërë këtë deri të martën, raporton Gazeta Blic.

Sipas AKK nga 4737 zyrtarë vetëm 1581 e kanë bërë deklarimin e pasurisë.

Njoftimi i plotë:

Në dhjetëditëshin e fundit të afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i janë përgjigjur 1581 (33.14%) zyrtarë publik, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën Agjencia kundër Korrupsionit, do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 01 mars dhe të përfundoj më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese.

A po paralajmërohet një valë e re e COVID 19 në Kosovë? – IKSHP del me njoftimin e fundit