Sporti

Mesut Ozil jep parashikimin e tij, ja kush mendon se do ta fitojë Premier Leaguen

03/22/2022 14:52
nga:Mergim Rreci

Ish-lojtari i Arsenalit, Mesut Ozil, ka komentuar fituesin e mundshëm të Premier League/

Mesut Ozil pretendon se Liverpool do të dështojë në kërkimin e tyre për titull në këtë sezon, pasi ai tha se e sheh Manchester Cityn fitues të Premier League, përcjell GazeaBlic Sport.

Momenti është padyshim me Liverpoolin, i cili ka fituar nëntë ndeshjet e fundit të ligës, por Ozil pret që trofeu të mbetet në “Etihad”.