Sporti

Reagoi ndaj trajnerit Ancelotti, aventura e Luka Jovic tek Real Madrid po përfundon

03/22/2022 13:41
nga:Mergim Rreci

Luka Jovic duket se i ka ditët e numëruara te Real Madrid.

Arsenali, Evertoni, Dortmundi i kanë sytë te lojtari, pasi që ai nuk kishte aspak paraqitje të mira tek Real Madrid dhe nuk i bind drejtuesit për të vazhduar tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Për shkak të mungesës së minutave, Jovic u kap në rrjetet sociale duke kritikuar indirekt trajnerin e bardhezinjve, Carlo Ancelotti, duke bërë një ‘like’ në një postim në Instagram nga faqja e Buta Sport, që sinjalizonte mungesën e Bale, Hazard dhe tij nga opsionet e trajneri italian në derbin e së dielës së kaluar me Barcelonën.

Luka Jovic, 24 vjeç, ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025.

/GazetaBlic Sport/