Përfaqësuesi Special i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog iu është bashkuar prezantimit të një studimi të ri të financuar nga BE-ja mbi sistemin e mbrojtjes sociale në Kosovë, ku ka lavdëruar ekzekutivin kosovar për gatishmërinë për reformimin e skemës sociale.
Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ambasadori Szunyog ka thënë se tani është koha që Qeveria të reformojë skemën e ndihmës sociale, të zhdukë varfërinë dhe të ofrojë kushte të mira jetese për të gjithë.
“Iu bashkova ditës së dytë të prezantimit të Paoluccit të Bankës Botërore lidhur me një studim të ri të financuar nga BE-ja mbi sistemin e mbrojtjes sociale në Kosovë. I lumtur të dëgjoj që Qeveria e Kosovës dhe ministri Hekuran Murati janë të gatshëm të reformojnë skemën e ndihmës sociale, të zhdukin varfërinë dhe të ofrojnë kushte të mira jetese për të gjithë. Koha është tani”, shkroi Szunyog.
Joined 2day @WorldBank's Paolucci in presenting a new #EU-funded study on social protection sys. in Kosovo. Happy to hear that ??Gov.& @HekuranMurati are ready to reform the social assistance scheme, eradicate poverty & provide decent living conditions for all. The time is now. pic.twitter.com/zSTH0QIb94
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 22, 2022


