Futbollisti i talentuar kosovar, Orges Bunjaku është ardhja e re tek kombëtarja e jonë.
Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet, por tashmë do ta përfaqësojë Kosovën, përcjell GazetaBlic Sport.
20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel.



