Sporti

Sezon i shkëlqyer nga Tammy Abraham, vetëm Lewandowski po bën më mirë se ai

03/22/2022 12:24
nga:Mergim Rreci

Tammy Abraham është vetëm i dyti pas Robert Lewandowskit për golat e shënuar në 2022 në pesë ligat më të mira të Evropës.

Sulmuesi anglez shënoi një dygolësh në fitoren 3-0 të Romës ndaj rivalëve të tyre të qytetit Lazio në derbin della Capitale të dielën dhe tani ka 23 gola në 40 paraqitje me Romën, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-sulmuesi i Chelseat ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitje në vitin 2022, një gol çdo 105 minuta. Enes Unal i Getafes ka arritur të njëjtën sasi golash që nga fillimi i janarit dhe vetëm Robert Lewandowski ka më shumë në pesë ligat më të mira të Evropës: 12 në 10 paraqitje, një gol çdo 75 minuta.

Abraham tashmë ka barazuar rekordin e tij personal për golat e ligës në një sezon (15, njësoj si në 2019-20 me Chelsean) dhe u bë lojtari i parë i Romës që shënon dy gola në një derbi që nga Francesco Totti në 2015.

Abraham iu bashkua Romës nga Chelsea në një marrëveshje prej 40 milionë euro verën e kaluar dhe kontrata e tij në Stadio Olimpico skadon në 2026.

/GazetaBlic Sport/