Trajneri i Kombëtares, Louis van Gaal, rezultoi pozitiv në testin për koronavirus mëngjesin e sotëm.
Kjo do të thotë se ai do të shkojë në izolim në Woudschoten për ditët në vijim. Anëtarët e tjerë të stafit teknik – Danny Blind, Henk Fraser dhe Frans Hoek – do të marrin përsipër detyrat deri në kthimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Tulipanët” do të luajnë ndeshje mirqësore kundër Danimarkës (e shtunë, 26 mars) dhe Gjermanisë (e martë, 29 mars) gjatë kësaj periudhe ndërkombëtare.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në “Johan Cruijff ArenA” në Amsterdam.
/GazetaBlic Sport/


