Trajneri i Holandës, Louis van Gaal dha një gjykim shumë të ashpër për vendimin për të luajtur Botërorin e ardhshëm në Katar duke kritikuar ashpër FIFA-n.
Sipas tij FIFA ka vendosur vetëm për përfitime materiale që ky kompeticion kaq i madh të zhvillohet në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është qesharake që Botërori po zhvillohet në Katar. FIFA thotë se dëshiron të zhvillojë futbollin në atë vend. Epo jo, atë po e bën vetëm për para dhe interesat e tyre të bizneseve. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi për FIFA-n”, tha Van Gaal.
Vlen të theksohet se Kupa e Botës 2022 do të fillojë me 21 nëntor.
/GazetaBlic Sport


