Sporti

Marca: Ancelotti po bën të njëjtin gabim si Zidane

03/21/2022 19:49
nga:L J

Carlo Ancelotti u ‘shpall’ fajtori kryesor për debaklin e Realit në xhiron e 29-të të La Ligës, në humbjen 0-4 në shtëpi nga Barcelona.

Janë dakord gazetarët, tifozët e Realit, por edhe vetë trajneri. Mediumi spanjoll, Marca shkruan se Ancelotti bëri një gabim kyç, si Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit, përcjell GazetaBlic Sport.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim taktik që ka bërë trajneri i Realit në ndeshjen ndaj Barcelonës, por për faktin se formacioni i tij i dytë është praktikisht inekzistent. Marca shkruan se Ancelotti, ashtu si Zidane, ka 13-14 lojtarë që hyjnë në rotacionin e tij, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës fjalë për fjalë merr minuta shumë pak.

Kjo u tregua më së miri në ndeshjen kundër Barcelonës në të cilën shënuan një disfatë të madhe.

Lojtarët që nuk marrin mundësi në fushë humbasin automatikisht besimin, mendojnë se trajneri nuk beson në ta. Për shkak të mungesës së rotacionit, lojtarët kyç të Ançelotit lodhen dhe më pas ndodhin ndonjëherë humbje të tilla. Lunin, Vallejo, Marcelo, Miguel Gutierrez, Ceballos, Isco, Antonio Blanco, Hazard, Jovic, Bale dhe Mariano – janë lojtarët e Realit të cilëve nuk u janë dhënë shumë mundësi këtë sezon.

/GazetaBlic Sport