Lajme

Momenti kur merr flakë aeroplani kinez me 132 persona

03/21/2022 15:47
nga:Q R

Mediat kineze kanë raportuar se një aeroplan i Kinës me 132 persona është rrëzuar në provincën Guangxi.

Rrëzimi i avionit “Boeing 737”, në një rajon malor, çoi në një zjarr në pyll.

Tashmë janë publikuar edhe pamje të momentit kur aeroplani merr flakë.

Ende nuk dihet numri i viktimave.

Ekipet e shpëtimit janë vendosur në zonë, derisa gjurmuesit e fluturimit “FlightRadar24” e konsiderojnë vendndodhjen e avionit si “të panjohur”.