Lajme

AGK-ja reagon ashpër ndaj shefit të stafit të Albin Kurtit: Gjuha e tij e rrezikshme, thirrje e hapur për linçim

03/21/2022 15:10
nga:N M

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës që ka përdor shefi i stafit të kryeministrit , Luan Dalipi, ndaj mediave në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Dalipi përmes një statusi në Facebook i ka quajtur disa mediume si organizata kriminale.

Në reagim e AGK-së thuhet se kjo gjuhë e përdorur është mjaft shqetësuese, shumë e rrezikshme dhe thirrje e hapur për linçim ndaj mediave.

Reagimi i plotë:

AGK-ja dënon sulmin e shefit të stafit të kryeministrit, Luan Dalipi ndaj medieve
Shefi i Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, sot ka sulmuar në mënyrë të paprecedent mediet në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale”, dhe duke u bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm”, t’i bojkotojnë ato.
AGK-ja konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim.
Gjuha e zotit Dalipi është në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit gazetarit në vend.

Shefi i stafit të Kurtit, Luan Dalipi: Mediat ngjasojnë me kompani të krimininalizuara