Lajme

Osmani bashkë me fëmijët marshojnë për nder të Ditës Botërore të Sindromës Down

03/21/2022 14:16
nga:Donika Fetahu

Nën moton “Ec me këpucët e mia” e me pankarta që mbanin mbishkrime “Mos më paragjyko”, “Bashkëpunues”, “Të ndëgjueshëm dhe social”, “Të dashur dhe shumë pozitivë”, u marshua për nder të Ditës Botërore të Sindromës Down.

Marshi nisi nga Kuvendi i Kosovës për tek sheshi “Zahir Pajziti”, e që pjesë e tij ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe shumë fëmijë e qytetarë.

Në kuadër të kësaj dite, do të vendosen tri tezga me produktet e punuara nga anëtarët me sindromë.