Lajme

Qeveria kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, vjen reagimi i ashpër nga PDK

03/21/2022 13:31
nga:N M

Mimoza Kusari pak minuta më herët tha se Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje janë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, të një shumë të caktuar nga fondi i kursimeve, raporton Gazeta Blic.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Betim Gjoshi nga ky subjekt politikë e ka quajtur kryeministrin Kurti “Vvështirësues” të jetës së qytetarëve.

Sipas Gjoshit ky refuzim i partisë në pushtet për tërheqjen e mjeteve nga trusi ka vetëm nëj arsyetim – atë se është propozuar nga partia më e madhe opozitare.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës!
Ky është VVështirësuesi i jetës tuaj.
Shpirtëngushtësia e tij nuk e përballon që të kalojë iniciativa ligjore e deputetëve të opozitës.
Ky njeri, nuk ka aspak dhembshuri për vështirësitë ditore të qytetarëve, të cilat janë shtuar që nga zgjedhja e tij Kryeministër.
Sot, qytetarët e Kosovës gjithçka e paguajnë më shtrenjtë, por ky njeri dhe partia e tij, po duan që t’ua shtojnë peshën e vështirësive.
Kryeministër, çka të kanë ba qytetarët e Kosovës që po punon kundër tyre?

1 vjetori i “Kurti 2” Besnik Tahiri: Fjalë të bukura – zhurmë si me tupan, punë kërkah hiç