Lajme

Pushtuesit rusë rrëmbejnë katër gazetarë në Melitopol

03/21/2022 12:29
nga:Donika Fetahu

Pushtuesit rusë rrëmbyen katër gazetarë nga shtëpitë e tyre në Melitopol herët më 21 mars.Sipas Ukrinform, Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës e tha këtë në një deklaratë në Telegram, përcjellë GazetaBlic.

Sipas deklaratës, më 21 mars, persona të armatosur erdhën në shtëpinë e gazetarëve të MV – botuesit Mykhailo Kumok, redaktores Yevhenia Borian dhe gazetarëve Yulia Olkhovska dhe Liubov Chaika – dhe i përzunë ata.

Kateryna Danylina-Levochko, një gazetare me bazë në Zaporizhia dhe korrespondente e gazetës Industrial Zaporizhia, raportoi gjithashtu rrëmbimin.

Për rrëmbimin e të atit në rrjetet sociale ka shkruar edhe Tetiana Kumok, vajza e Mykhailo Kumok.