Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën për blerjet e armëve në një miliard euro. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila ka mbërritur në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel.
“Sot ne po vendosim politikisht t’i ofrojmë mbështetje të mëtejshme financiare ushtarake Kievit për të rritur kapacitetin e tij financiar për prokurimin e mjeteve ushtarake në një miliard euro”, shpjegoi ministrja gjermane.
Ajo shtoi se vendimi synohet të jetë “në lëvizje të plotë, solidaritet me Ukrainën dhe për të mbrojtur popullsinë civile”. /abcnews.al


