Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur sot konferencë për media para ndeshjeve miqësore të marsit.
Francezi ka folur në konferencën për media për dy ndeshjet miqësore dhe për objektivat e tij si trajner i Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Sot do të kemi sesion trajnimi duke filluar nga ora 18:00 në Fadil Vokrri.Sahiti së fundmi është lënduar dhe kështu do të mungojë, do të gjejmë një zëvendësues për pozitën e tij”, tha Giresse.
Kosova fillimisht luan me Burkina Fason me 24 mars kurse me 29 mars do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Zvicrës.
/GazetaBlic Sport/


