Drejtoria për Buxhet dhe Financa, konkretisht Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Deçanit, ka kërkuar nga tatimpaguesit e kësaj komune që të paraqiten në Zyrën e Tatimit në Pronë për të verifikuar adresarin e pronave në regjistrat e Tatimit në Pronë.
Ata duhet të paraqesin këto të dhëna:
Emirin e rrugës
Numrin e derës, dhe
Numrin personal të validuar
E gjithë kjo, siç bëhet e ditur në njoftim, ka të bëjë me përfitimet e benefiteve në të ardhmen si zbritjen primare në pronat e tyre.



