Jose Mourinho shpjegon pse pret më shumë nga Tammy Abraham pas derbit në Derby della Capitale dhe kërkon nga tifozët e Romës që ta “respektojnë” Lazion.
“Giallorossi” kishin humbur 3-2 në fillim të këtij sezoni, por morën hakmarrjen e tyre me një paraqitje dominuese ku fituan 3-0 dje, shkruan GazetaBlic Sport.
Roma i zhvendosi rivalët e tyre në vendin e pestë, të paktën deri në ndeshjen ndaj Atalantas.
“Performancë e shkëlqyer, fitorja kundër Atalantës ishte tashmë solide, me një skuadër që e dinte se çfarë duhej të bënte për të mposhtur këtë kundërshtar të veçantë”, tha Mourinho për DAZN.
“Sot ishte vërtet e veçantë, ndihej sikur gjithçka që punuam dhe përgatitëm, djemtë i aplikuan të gjitha në fushë”, shtoi portugezi.
“Lazio u përpoq të merrte një rezultat më të mirë në pjesën e dytë, luajti me krenarinë e një skuadre në derbi, por ata kurrë nuk kërcënuan realisht dhe përsëri lojtarët e mi kanë meritën për këtë”, vazhdoi ai.
“Nuk ka të bëjë vetëm me golat, Tammy duhet të luajë çdo ndeshje me këtë qëndrim.E di që ai ka potencial për të bërë edhe më shumë. Nuk ishin vetëm golat, por mënyra se si ai bënte presion, luftoi, mbrojti topin, gjë që nuk e bëri as një herë kundër Vitesse. Kërkoj shumë nga Tammy sepse e di se çfarë mund të japë”, përfundoi “Special One”.
/GazetaBlic Sport/


